Kronikë

FOTO+EMRI/ I riu shqiptar që u vra nga biznesmeni italian gjatë një tentativë vjedhje

Shkruar nga Liberale.al

FOTO+EMRI/ I riu shqiptar që u vra nga biznesmeni italian gjatë

Rivaldo Rusi ishte 25 vjeç, një shqiptar që jetonte në Itali dhe që për fat të keq u bë viktimë e një ngjarjeje tragjike në afërsi të Salernos. Ai la pas një familje të vogël, me një grua të re dhe një djalë të vogël, të cilët tani përballen me dhimbjen e madhe të humbjes së tij.

Rivaldo ishte pjesë e një grupi prej tre shqiptarësh që hyri në mënyrë të paligjshme në pronën e një biznesmeni italian, me shumë mundësi për të vjedhur. Në këtë përplasje fatale, biznesmeni qëlloi me armë zjarri, duke marrë jetën e Rivaldos dhe duke plagosur rëndë një tjetër të ri shqiptar nga i njëjti grup. Shqiptari i tretë është ende në arrati.

Që nga dje, në Sant’Andrea del Pizzone, një lagje e populluar në komunën e Francolise, shtëpia e viktimës ka qenë një vend pelegrinazhi për shumë bashkatdhetarë që janë mbledhur rreth familjes së viktimës. Rivaldo lë pas një grua të re dhe një djalë të vogël.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH