Politikë

Përfaqësuesi ligjor i PD-së: Do të ankimojmë rezultatin e zgjedhjeve për të gjitha qarqet

Shkruar nga Liberale

Përfaqësuesi ligjor i PD-së: Do të ankimojmë rezultatin

Përfaqësuesi ligjor i PD-së Franc Nuri, sqaroi se Partia Demokratike do të ankimojë rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit për të gjitha qarqet.

Ai theksoi se PD ka mbledhur prova të bollshme nga strukturat, degët dhe kandidatët, të cilat janë evidentuar gjatë fushatës, ditës së zgjedhjeve, por edhe pas përfundimit të tyre të cilat do ti paraqesë dhë përdorë në ankimimet e saj.

“Po, patjetër, ju konfirmoj se do t’i ankimojmë të gjitha qarqet. Është një vendimmarrje politike nga ana e PD-së që do të ankimohen të gjithë rezultatet, duke filluar edhe nga ato rezultate që kanë dalë në favorin tonë pas gjithë kësaj farse elektorale. Ne e nisëm me Kukësin, jo rastësisht, pasi ishte vendimi i zotit Çelibashi, i cili ishte vendimi i parë për certifikimin e rezultatit të Kukësit. Nëse nuk do ta ankimonim Kukësin, do të na skadonte afati. Nesër do të fillojmë me qarkun e Beratit, më pas me Korçën, Dibrën dhe me radhë, në varësi të momentit kur Çelibashi do të miratojë rezultatet përkatëse për secilin qark. Elbasani, Durrësi dhe Tirana do të jenë qarqet e fundit që do të ankimojmë, pasi dje u miratuan rezultatet e tyre,” tha Nuri  në një lidhje live për emisionin “NOW” në Euronews Albania.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH