Politikë

Qeveria shqiptare krijon task-forcë për bashkëpunimin me Italinë në migracion

Shkruar nga Liberale.al

Qeveria shqiptare krijon task-forcë për bashkëpunimin me

Më 19 qershor 2025, Qeveria shqiptare mori vendimin për të krijuar një task-forcë që do të punojë për zbatimin e protokollit të bashkëpunimit me Italinë në fushën e migracionit.

Ky vendim u mor për të përforcuar bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë, përmes një marrëveshjeje që ndihmon në menaxhimin e migracionit.

Në task-forcë do të përfshihen zëvendësministrat e disa ministrive të rëndësishme si:

Ministria e Brendshme dhe Punët e Jashtme,
Ministria e Mbrojtjes,
Ministria e Financave,
Ministria e Shëndetësisë,
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë,
si dhe drejtues nga Forcat e Armatosura dhe Policia e Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH