Politikë

Surprizë nga Zeqir Kordhoni! Letër KQZ-së: Dua të ushtroj mandatin si deputet

Shkruar nga Liberale.al

Surprizë nga Zeqir Kordhoni! Letër KQZ-së: Dua të ushtroj

Duket se një mandat i fituar nga koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet” po kthehet në “mollë sherri”.

Kandidati Zeqir Kordhoni i ka nisur një tjetër letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku shprehet këmbëngulës për të marrë mandatin e deputetit.  Ai është renditur i 9-ti në listën e Tiranës dhe sipas CV-së së tij, ai është një punëtor ndërtimi dhe invalid që trajtohet me KEMP.

Në letër, Kordhoni shprehet se do e pranonte mandatin nëse rezulton fitues, duke i hequr kështu mundësinë për të hyrë në Kuvend kreut të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapajt.

Koalicioni i Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit i mbushi listat e mbyllura me emra fiktivë dhe familjarë, duke u shprehur se të gjithë këta kandidatë do tërhiqeshin për ta kaluar mandatin tek kandidatët e listës së hapur.

Fituese e mandatit të “Nismës- Shqipëria Bëhet” në Tiranë aktualisht është Ana Dajko, ndërsa më i votuari nga lista e hapur është Adriatik Lapaj. Që ai të hyjë në Parlament, duhet që Ana Dajko dhe 11 të tjerët e listës së mbyllur të refuzojnë mandatin, në mënyrë që karrigen e Kuvendit ta ketë Lapaj.

Pas zgjedhjeve, “Nisma- Shqipëria Bëhet” ka dorëzuar dorëheqjet e emrave në listë të mbyllur, mes tyre edhe Zeqir Kordhoni. Më herët, Kordhoni iu drejtua KQZ-së me një tjetër letër, me shkrim dore, ku e cilësonte veten deputet dhe kërkonte kopje të dorëheqjes së tij.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH