Politikë

Përplasja mes aleatëve: Adriatik Lapaj shpërthen kundër Endri Shabanit pas lëvizjes së dajës së tij për mandatin

Shkruar nga Liberale.al

 

 

Përplasja mes aleatëve: Adriatik Lapaj shpërthen kundër

Një përplasje e ashpër ka shpërthyer brenda koalicionit “Nisma–Shqipëria Bëhet”, pasi Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit, kërkoi zyrtarisht nga KQZ që të marrë mandatin e deputetit nëse shpallet fitues. Kjo lëvizje ka shkaktuar reagimin e fortë të Adriatik Lapajt, kreut të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, i cili ka shprehur hapur revoltën e tij ndaj Shabanit – aleatit të deritanishëm, që tani po e cilëson si kundërshtar.

Në një deklaratë të gjatë dhe të drejtpërdrejtë, Lapaj akuzon Shabanin për tradhti politike dhe moralin e dyfishtë të promovimit të listave të hapura, ndërkohë që, sipas tij, përfshiu familjarët në lista me garanci për t’u tërhequr. Tani, kur një nga emrat – Zeqir Kordhoni – po kërkon mandatin, Lapaj e sheh këtë si një përpjekje të orkestruar për t’i bllokuar hyrjen në Kuvend.

“Është angazhuar gjithë këneta që të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! Unë nuk pranoj shantazh e as shitem”, shprehet ai me tone të forta, duke akuzuar se kjo është një padrejtësi e madhe jo vetëm ndaj tij, por edhe ndaj të gjithë ekipit të “Shqipëria Bëhet”.

Lapaj deklaron me bindje se “nuk do të ndalet” dhe se populli është dëshmitar i gjithçkaje që po ndodh. Ai e konsideron këtë situatë si një betejë për integritetin e politikës së re, ndërsa për Endri Shabanin thotë se do mbahet mend për “garantimin e familjarëve në listat e mbyllura”.

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH