Bota

Aksident në shinat hekurudhore në Patra, makinë përplaset me tren periferik

Shkruar nga Liberale.al

Aksident në shinat hekurudhore në Patra, makinë përplaset me

Një aksident rrugor ka ndodhur të enjten pasdite në Patra, në shinat hekurudhore, ku një automjet është përplasur me një tren periferik.

Sipas raportimeve, shoferi i makinës mbeti i bllokuar në sedilje pas përplasjes, por fatmirësisht u shpëtua nga forcat zjarrëfikëse që ndërhynë në kohë.

Fatmirësisht nuk ka të raportuar viktima, ndërsa gjendja shëndetësore e drejtuesit të mjetit nuk është bërë ende e ditur.

Banorët e zonës shprehen të shqetësuar, pasi kjo nuk është hera e parë që ndodh një aksident i tillë. Kujtojmë se në prill të këtij viti, një grua mbeti e plagosur në të njëjtin vend, pasi u përplas nga një tren periferik.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit dhe bëjnë thirrje për më shumë kujdes në kalimet hekurudhore.

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH