Bota

Ish-kryeministri kroat Ivo Sanader lirohet me kusht nga burgu

Shkruar nga Liberale.al

Ish-kryeministri kroat Ivo Sanader lirohet me kusht nga burgu

Ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, është liruar me kusht nga burgu, me vendim të Gjykatës së Qarkut në Sisak, ku sot u zhvillua një seancë gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së tij.

Lajmi është konfirmuar nga vetë gjykata, e cila ka vlerësuar se Sanader i përmbush kriteret ligjore për lirim të parakohshëm, pa vuajtur plotësisht dënimin e tij. Ai po qëndronte në burgun e Lipovicës, ku po vuante dënimin për disa akuza të rënda korrupsioni dhe shpërdorimi detyre, gjatë kohës që mbante postin më të lartë qeveritar në Kroaci.

Sipas informacioneve nga media kroate Jutarnji list, vendimi është marrë pas një seance të këshillit gjyqësor, ku u shqyrtua ecuria e sjelljes së tij në burg, koha e vuajtur dhe rrethanat ligjore që lejojnë një lirim të tillë.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH