Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Slloveni, ku një furgon është përplasur me një kamion, duke shkaktuar tragjedinë me pesë viktima dhe dy persona të plagosur. Përplasja ndodhi në një zonë shumë të ngarkuar me trafik, çka solli krijimin e një radhë të gjatë automjetesh.
Shërbimet e emergjencës mbërritën shpejt në vendin e ngjarjes dhe kanë transportuar të plagosurit në spital për trajtim mjekësor. Ndërkohë, policia është duke punuar për identifikimin e viktimave dhe për menaxhimin e trafikut në vendngjarje, si dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.