Politikë

Berisha pret në zyrë Drejtorin për Marrëdhëniet me Jashtë të PPE: E informova mikun tim mbi farsën e 11 majit!

Shkruar nga Liberale

Berisha pret në zyrë Drejtorin për Marrëdhëniet me

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me Drejtorin për Marrëdhëniet me Jashtë të Partisë Popullore Europiane, Patrick Voller.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha bën me dije se gjatë bisedës me Voller, i paraqiti atij situatën politike në vendin tonë me në fokus zgjedhjet e 11 Majit, të cilat Berisha i cilëson si ‘farsë elektorale’.

“Sot pata kënaqësinë të pres në zyrë mikun e çmuar e të kahershëm të PD , z. Patrick Voller, Drejtor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Partisë Popullore Europiane (EPP). Në një bisedë të hapur dhe miqësore, i paraqita një tabllo të drejtpërdrejtë të realitetit dramatik që po përjeton Shqipëria nën narko-regjimin e Edi Ramës.

E informova mikun mbi farsën zgjedhore të 11 majit, në të cilën narkoregjimi, përmes një rrjeti të strukturuar patronazhistësh, teknologjisë së manipulimit dhe karteleve të drogës, jo vetëm shantazhon dhe kontrollon qytetarët, por emëron dhe ngre në pushtet individë anonimë me dhjetëra mijëra vota të fabrikuara. Shqipëria sot si narkoshtet i parë dhe i vetëm në Europe e ka shndërruar procesin zgjedhor në farsë dhe institucionet në dekor të një regjimi të inkriminuar”, shkruan Berisha.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH