Politikë

ERION VELIAJ dërgohet me urgjencë në spital! Çfarë ndodhi me kryebashkiakun në qeli?

Shkruar nga Liberale

ERION VELIAJ dërgohet me urgjencë në spital! Çfarë

Kryebashkiaku Erion Veliaj është dërguar në spitalin e burgut për të kryer disa analiza për shëndetin.

Bëhet me dije se Veliaj është dërguar në spital ditën e sotme pasi ka shfaqur probleme shëndetësore. Kryebashkiaku i Tiranës raportohet se gjatë muajve të qëndrimit në paraburgimin e Durrësit ka humbur rreth 10 kg.

Kujtojmë që Erion Veliaj ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Kreu i Bashkisë kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për lirim nga qelia, por togat e zeza me një vendim të datës 8 Korrik e rrëzuan. Gjithashtu edhe kërkesat e tjera të Veliajt në shkallë të ndryshme të gjyqësorit për lirim nga burgu janë rrëzuar.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH