Politikë

KQZ rinumëron votat në Tiranë, ndryshime të vogla për disa parti

Shkruar nga Liberale.al

KQZ rinumëron votat në Tiranë, ndryshime të vogla për

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet e rinumërimit për 57 qendra votimi në qarkun e Tiranës. Procesi po zhvillohet në pallatin e sportit “Fahrie Hoti” dhe përfshin të gjitha kutitë e votimit brenda vendit në 18 KZAZ.

Sipas të dhënave zyrtare:

Partisë Socialiste i janë hequr 25 vota – nga 8261 në 8236 vota.
Koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” i janë hequr 13 vota – nga 9513 në 9500 vota.
Partisë “Mundësia” i janë shtuar 3 vota – nga 592 në 595 vota.
Lëvizjes Bashkë i janë hequr 2 vota – nga 198 në 196 vota.
Koalicionit Euroatlantik i janë shtuar 2 vota – nga 521 në 524 vota.
Rinumërimi po bëhet për të gjithë qarkun e Tiranës, që ka gjithsej 1282 qendra votimi. Procesi përfshin kontrollin e votave si për partitë politike, ashtu edhe për kandidatët individualë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH