Politikë

Rinumërimi i mbi 200 kutive të Tiranës, PS dhe PD secila mbi 100 vota më tepër se rezultati i 11 Majit

Shkruar nga Liberale

Rinumërimi i mbi 200 kutive të Tiranës, PS dhe PD secila mbi 100

Vijon procesi i rinumërimit të kutive të Qarkut të Tiranës, ku sot është dita e dytë, teksa Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatin për 153 Qëndra Votimit.

Nga rinumërimi ka rezultuar se deri më tani Partisë Socialiste i ishin numëruar 105 vota më shumë më 11 Maj, ndërsa Partisë Demokratike 107 vota më shumë. Pas rinumërimit ato vota u janë hequr këtyre dy subjekteve politike.

Po ashtu, edhe “Nismës Shqipëria Bëhet” i janë hequr 11 vota pas rinumërimit, ndërsa Lëvizjes Bashkë 11 vota dhe PSD-së 4 vota. Ndërkohë, Koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës i janë shtuar 6 vota pas rinumërimit. Procesi i rinumërimit po zhvillohet në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti”. Për qarkun më të madh në vend, atë të Tiranës do të rihapen në total 1282 kuti votimi për subjektet politike dhe kandidatët.

Procesi në kryeqytet pritet të zgjasë rreth 10 ditë. Pas përfundimit të kësaj faze, do të fillojë rinumërimi në qarkun e Fierit me 587 kuti, e më pas në Durrës, ku do të shqyrtohen 360 kuti votimi, përfshirë 85 kuti që vijnë nga diaspora.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH