Politikë

Gazment Bardhi kritikon dështimin e Task Forcës për krimet zgjedhore: “Mbeti vetëm në letër”

Shkruar nga Liberale.al

Gazment Bardhi kritikon dështimin e Task Forcës për krimet

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një mbledhje me përfaqësues të Parlamentit Europian, ka kritikuar ashpër funksionimin e Task Forcës për krimet zgjedhore në Shqipëri, duke thënë se ajo nuk pati asnjë rezultat konkret dhe mbeti vetëm në letër.

Bardhi tha se edhe pse Task Forca u krijua me pjesëmarrjen e SPAK-ut, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ-së për të luftuar krimet zgjedhore, pas 20 shkurtit 2025, ajo praktikisht pushoi së funksionuari. Ai theksoi se kjo ndodhi pas një deklarate publike të kryeministrit Edi Rama, i cili i kërkoi SPAK-ut të ndalojë çdo veprim në terren dhe të mos cenojë administratën apo partitë politike.

“Që nga ajo ditë, nuk u pa më asnjë prokuror në terren dhe nuk pati asnjë rezultat konkret për parandalimin e krimeve zgjedhore”, tha Bardhi. Ai shtoi se mund të ketë çështje në hetim, por nëse rezultatet dalin pas disa vitesh, ato nuk ndihmojnë në ndëshkimin real të krimeve.

Pyetja ime për Komisionin Europian është: në procesin e integrimit, është më e rëndësishme të kemi rezultate konkrete, apo projekte të shkruara vetëm në letër? Sepse ajo që ndodhi ishte një përpjekje e mirë që mbeti vetëm në letra në realitet, ka zero rezultate” – tha Bardhi.

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH