Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, priti sot në një takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Nick Abbot. Gjatë takimit, u diskutua bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve në fushën e sigurisë, në kuadër të Planit të Përbashkët të Masave për “Dialogun kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda”.
Një fokus i veçantë u vu në funksionalizimin e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve, e cila është një nga kërkesat kryesore të Bashkimit Europian dhe një pjesë kyçe e strategjisë shqiptare për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Ministria e Brendshme po përfiton mbështetje të vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë, dhe mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar është shumë e rëndësishme për konsolidimin e këtij mekanizmi të ri institucional.