Mjeku Ilir Alimehmeti,një zë i njohur kritik brenda Partisë Demokratike,ka kërkuar publikisht rifreskimin e strukturave drejtuese të partisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja .
”Sa më shpejt të fillojë puna për riformatimin, aq më mirë jemi ne. Gara e ardhshme janë patjetër zgjedhjet vendorë të 2027-ës. Kështu që, a do të kemi ne një organizim që të optimizojë këto zgjedhje në 2027-ën apo jo, kjo është çështja. Dhe në këtë drejtim, patjetër riformatimi, rioksigjenimi dhe lëvizja e ideve dhe mendimeve, sidomos, duhet të heqim dorë nga mos thënia e gjërave, pasi nuk na çon përpara”, tha Alimehmeti.
Pavarësisht se cili do të jetë qëndrimi i Berishës, gara për postin e kreut të PD-së duket e mirëpritur për Ilir Alimehmetin. ”Nëse dikush e ka ambicien dhe dëshiron të garojë, absolutisht çdo ditë që kalon është e humbur dhe duhet ta marrim këtë gjë parasysh. Dhe nuk mund të varet kjo vetëm nga doktor Berisha i cili garon apo në maj. Po të jetë kështu do të thotë që kemi një problem pastaj me këtë personin i cili mund të ketë ambicien drejtuese apo jo”, thotë ai.
Edhe pse ju bashkua PD-së si prurje e re, Alimehmeti thotë se procesi i Rithemelimit nuk i përmbushi të gjitha pritshmëritë. Demokrati po ashtu i bën thirrje ndërgjegjes së drejtuesve të PD-së të rikthejnë sytë tek meritokracia për të vlerësuar kontributin e dhënë nga demokratët në forma të ndryshme. Sjell në referencë edhe Ervin Salianjin, i cili sikundër thotë kreu burg politik.