Kryeministri Edi Rama në një video të postuar në Facebook, i bën thirrje pronarit të lavazh ”Turi” që të lirojnë vetë hapësirën e zaptuar, ose do të marrin gjobë. Sipas Ramës, nëse këto biznese nuk e kanë në bazë të rregullave, në këto hapësira do të mbillen pemë e do të vihen stola apo lodra fëmijësh.
”Çuna, respekte po e kuptoni edhe vetë që nuk ecën më kjo punë kështu apo jo Turi?
Prandaj hiqini vetë këto që mos merrni edhe gjobë dhe po e patët tokën tuaj, merrni leje për një njësi shërbimi normale brenda rregullave jo për lavazh në rrugë e deri atëherë toka do rri bosh dhe pastër në shërbim të komunitetit.
Po s’e patët tokën tuaj, në këto hapësira do mbillen përfundimisht pemë e do vihen stola apo lodra për fëmijët”,-shkruan Rama.