Politikë

IN MEMORIAM/ Spiropali: Vepra e Ndre Mjedës, gur themeli në ndërtimin e identitetit tonë kombëtar

Shkruar nga Liberale

 

IN MEMORIAM/ Spiropali: Vepra e Ndre Mjedës, gur themeli në

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka kujtuar Dom Ndre Mjedën, i cili u nda nga jeta më 1 gusht 1937. Sipas Spiropalit, veprat që la pas Mjeda, janë një gur themeli në ndërtimin e identitetit tonë kombëtar. ”Si mësues, poet, përkthyes, klerik dhe atdhetar, me mendje të ndritur e zemër të naltësuar prej idealeve të shqipes, dijes e lirisë, Ndre Mjeda i shërbeu me dashuri kombit dhe kulturës shqiptare”,- shkruan mes të tjerave Spiropali.

Postimi i Elisa Spiropalit

Sot nderojmë kujtimin e Dom Ndre Mjedës, larguar nga kjo jetë më 1 gusht 1937, një prej figurave të ndritura të Rilindjes Kombëtare, që i dha kulturës dhe gjuhës shqipe forcë, bukuri, pasuri e dinjitet.

Vepra e Ndre Mjedës është një gur themeli në ndërtimin e identitetit tonë kombëtar, një zë zgjues i ndërgjegjes së shtypur të shqiptarëve, një mbrojtës si rrallëkush i kulturës dhe i gjuhës sonë.

Si mësues, poet, përkthyes, klerik dhe atdhetar, me mendje të ndritur e zemër të naltësuar prej idealeve të shqipes, dijes e lirisë, Ndre Mjeda i shërbeu me dashuri kombit dhe kulturës shqiptare.

Ndre Mjeda ishte anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes, në Kongresin e Manastirit, në vitin 1908. Trashëgimia e Ndre Mjedës mbetet e gjallë edhe përmes vargjeve të Tij plot muzikalitet, elegancë e atdhedashuri:

Nji kto gjuhë që jam tue ndie,
jan’ të bukra me themel,
por prap’ kjo, si diell pa hije,
për mue t’tanave iu del.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH