Politikë

Ditëlindja e 34-ët e PS-së, Rama zbulon se kur nuk do ta shohin më në oborrin e socialistëve

Shkruar nga Liberale

Ditëlindja e 34-ët e PS-së, Rama zbulon se kur nuk do ta shohin

Ditëlindja e 34-t e Partisë Socialiste ka mbledhur bashkë socialistët këtë të enjte para selisë rozë.

Kjo festë ka bërë bashkë socialistë të vjetër, dhe të rinjtë, deputetët e sapo dalë fitues në zgjedhjet e 11 majit.

Ditëlindja e 34-ët e PS-së, Rama zbulon se kur nuk do ta shohin

Nga senatorët në ditëlindjen e PS spikasnin senatorët Gramoz Ruçi dhe Arta Dade ndërsa nga deputetët e porsazgjedhur ishte edhe më e votuara e qarkut të Elbasanit, Sara Mila.

Ditëlindja e 34-ët e PS-së, Rama zbulon se kur nuk do ta shohin

“I japim një forcë të madhe PS në territor duke u mbështetur te njerëzit më të talentuar, përgatitur dhe përkushtuar. Për tu mos u zgjatur, dua të falënderoj ata që janë sot këtu të ftuar. Më zunë sytë dy. Fatmirësisht sytë ma vajtën nga Ylli Rakipi te Frrok Cupi. Si për të thënë ‘unë erdha por s’jam me ju’.

Ylli e dimë që s’je me ne por mos rri shumë i distancuar se dukesh si ata në piktura që rrinë si në hije., jemi të qartë që s’je me ne.

Ditëlindja e 34-ët e PS-së, Rama zbulon se kur nuk do ta shohin

Dua të falënderoj ata që janë para nesh dhe qe janë të pranishëm në këto sebepe dhe në jetën e përditshme të partisë. Edhe këtu dy ekstreme do marr.

Ditëlindja e 34-ët e PS-së, Rama zbulon se kur nuk do ta shohin

Zysh Artën, që s’më ndahet dhe… zysha ty shyqyr që të kemi. Edhe Gramozin. Shqetësohuni ditën kur s’do jetë Gramozi në oborr, por atë ditë s’do jem as unë, kështu që shihni dhe bëni.

Sekretari në këto raste ka veshur kostumin e dasmës. Faleminderit vajzave dhe grave që janë të pranishme. Kush u mbështet te vajzat dhe gratë fitoi.”, tha Rama.

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH