Kryeministri i vendit, Edi Rama, u ndal sot tek dorëheqjet e drejtorëve, duke u shprehur se ishin një domosdoshmëri për t’i dhënë impuls tërësisht tjetër bashkive të vendit.
“Dorëheqjet e drejtorëve nga strukturat janë një domosdoshmëri për t’i dhënë impuls tërësisht tjetër bashkive. Për të shkundur mekanizmat e topitur të disa bashkie dhe për të adresuar problematikat që nuk lidhen me buxhete të mëdha, por më vëmendje të madhe dhe Vlora është rasti tipik.
Nuk është një ndryshim me buxhet shtesë, por një vëmendje të shtuar ku janë përfshirë të gjithë deputetë bashkë me kryetarin e bashkisë dhe ku është hapur një proces për të ftuar djem dhe vajza të reja, që të aplikojnë dhe kandidojnë për të qenë drejtues të rinj në bashkinë e Vlorë.
Asnjëri nga ata që drejtuan për vite nuk ka pse të qëndrojë aty për vite të tjera, ndërkohë që ka të tjerë që ka vite që thonë se nuk do t’u vijë radha, ku duhet ta kenë këtë mundësi në të gjithë bashkitë e mëdha të vendit”, tha kryeministri.