Politikë

Aplikimet për drejtorë në bashki/ Rama: Vlora nisi e para! Në bashkëpunim me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re organizative në Tiranë

Shkruar nga Liberale

Aplikimet për drejtorë në bashki/ Rama: Vlora nisi e para!

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se disa bashki në vend, përfshirë Durrësin, Shkodrën, Korçën, Dibrën, Fierin, Lushnjën dhe Elbasanin, kanë hapur thirrjet publike për aplikime në funksione të ndryshme drejtuese.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të aplikojnë me besim dhe kurajo, ndërsa theksoi se modeli i ri organizativ i konceptuar me Institutin Tony Blair do të shtrihet edhe në bashkitë e tjera për të forcuar qeverisjen vendore në kuadër të vizionit “Shqipëria 2030” për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Bashkitë Durrës, Shkodër, Korçë, Dibër, Fier, Lushnjë, Elbasan dhe një sërë të tjerash kanë hapur tanimë thirrjet publike për aplikime për prurje të reja në drejtimin e sektorëve të ndryshëm të veprimtarisë së tyre.

Vlora që nisi e para po ecën me fazën e intervistave të të interesuarve, ndërkohë që në bashkëpunim me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re organizative e Bashkisë Tiranë, e cila do të adoptohet edhe në bashki të tjera, për të forcuar shtyllat bazë të mirëqeverisjes vendore.

Eshtë koha që bashkitë të fuqizojnë kontributet e tyre për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH