Kreu i Patisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Kryedemokrati u paraqit në SPAK në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje.
Politikani doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pak minuta pas hyrjes në godinën e organit të akuzës. Berisha u prit jashtë SPAK nga mbështetësit e tij demokratë.
“Po lexoj deklaratën që unë lashë për kreun e skapit, Altin Troplini. Pasi mbajti në xhep për javë të tëra mandatin e arrestit të kreut të kartelit Troplini, duke u bërë kështu anëtar i organizatës, Altin Troplini, hapi dosje për Irenën me 5 mbiemra, pa emër”, tha ai para gazetarëve.
Kujtojmë se Sali Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë” e kryer në bashkëpunim, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, kryer në bashkëpunim.