Politikë

Kërkoi lirimin nga qelia e burgut, merret vendimi për Ilir Metën!

Shkruar nga Liberale
Kërkoi lirimin nga qelia e burgut, merret vendimi për Ilir Metën!

Paraditen e sotme u zhvillua seanca për ish-presidentit Ilir Meta. Meta ka kërkuar lirinë nga qelia dhe zëvendësim të masës “arrest me burg” në një masë më të lehtë sigurie.

Bëhet me dije se seanca është shtyrë për javën e ardhshme. Shkak u bë kërkesa ligjore e avokatit të Ilir Metës. Gjyqtari i hetimeve paraprake është Erion Cela. Në mungesë të tij u përzgjidh Erion Bani.

Avokatët kërkuan moskompetencë pasi duan që gjyqtari të jetë i hetimit paraprak pra Erion Cela. Pasi gjykata u tërhoq për vendim u vendos për javën tjetër.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH