Aksioni për çlirimin e hapësirave publike ka vijuar pa ndërprerje në zona të ndryshme në Tiranë, por është shtrirë edhe në qytete të tjera.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë së fundmi pamje nga aksioni i zhvilluar në Shkodër.
Ashtu siç shprehet kryeministri i gjithë operacioni është në funksion të cilësisë së hapësirave komunitare e të Shqipërisë 2030 në BE.
“MIRËMËNGJES dhe me çlirimin e hapësirave publike në Shkodër, që vazhdon si në një sërë qytetesh të tjera, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0, me një program të ri qeveri – bashki – sipërmarrje – komunitet, në funksion të cilësisë së hapësirave komunitare e të Shqipërisë 2030 në BE, ju uroj një ditë të qetë”, shkruan Rama.