FOTO e shpërndarë nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, është shoqëruar me një mesazh mbështetës nga ana e saj, pas protestës së sotme në Prishtinë, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët mbahen padrejtësisht prej pesë vitesh të izoluar pa gjyq në Hagë.
MESAZHI i Elisa Spiropalit:
"Protesta masive në Prishtinë rikonfirmoi indinjatën e thellë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë historike, si dhe mbështetjen ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilët, në kundërshtim me çdo standard ligjor, ndërkombëtar, moral, logjik e njerëzor, po mbahen të mbyllur në hapsanën e Hagës; një akt kundër të drejtës, kundër lirisë, në abuzim me sovranitetin e një shteti të pavarur e demokratik.
Drejtësia nuk mund të përmbyset, viktimat nuk mund të shpallen agresorë dhe agresorët nuk mund të shiten si viktima."