Rudina Hajdari, duket se është tërhequr nga politika, ose të paktën angazhimet politike në vendin tonë. Ajo është rikthyer në SHBA, ku ka nisur një detyrë tjetër, të cilën e quan “një etapë e re në jetën time”. Kujtojmë se Rudina Hajdari jetonte në SHBA nga ku edhe u rikthye për të dhënë kontributin e saj në politikë, duke qenë pjesë e PD-së.
“Një etapë e re në jetën time: Mirënjohëse që i jam bashkuar Institutit për Marrëdhënie Globale në Nju Jork, pjesë e Eurasia Group, dhe për besimin që më është dhënë për të udhëhequr këtë nismë globale për demokracinë në botë. Jam e entuziazmuar të punoj me ligjvënës të rinj nga e gjithë bota, të cilët po krijojnë zgjidhje konkrete për sfidat e qeverisjes në vendet e tyre — dhe të ndaj përvojën time, ndërsa shkëmbejmë çfarë funksionon (dhe çfarë jo) për forcimin e besimit dhe qeverisjes,” shkruan Rudina Hajdari në mesazhin e saj.