Politikë

Ndryshime në procesin e vizave: Të gjithë aplikantët do të paraqiten për intervistë që nga 2 shtatori

Shkruar nga Liberale.al

Ndryshime në procesin e vizave: Të gjithë aplikantët do

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në procesin e aplikimit për viza jo-emigruese.

Sipas njoftimit zyrtar, duke filluar nga data 2 shtator 2025, të gjithë aplikantët për këto viza, përfshirë edhe ata që kërkojnë rinovim, do të duhet të paraqiten personalisht për një intervistë me një zyrtar konsullor.

Ky vendim prek shumicën e kategorive të vizave dhe synon të forcojë kontrollin dhe vlerësimin e aplikimeve.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve që të informohen me kohë për procedurat e reja, për të shmangur vonesa apo keqkuptime gjatë procesit të aplikimit.

Për më shumë informacion, qytetarët mund të vizitojnë faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA në Tiranë ose të ndjekin linkun e shpërndarë në njoftimin zyrtar.

 

 

 
 
 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

 

A post shared by U.S. Embassy Tirana (@usembassytirana)

 

Postimi i ambasadës amerikane në Tiranë:

Duke filluar nga data 2 shtator 2025, aplikantët për viza jo-emigruese në shumicën e kategorive të vizave, përfshirë edhe ata që po rinovojnë, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor. Për më shumë informacion, vizitoni: http://bit.ly/3J8LncS 

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH