Politikë

Rinumërimi i votave në Tiranë, PS humb 38 vota deri tani! Ja NDRYSHIMI për partitë e tjera

Shkruar nga Liberale

Rinumërimi i votave në Tiranë, PS humb 38 vota deri tani! Ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet e para nga procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës 

Sipas shifrave të deritanishme, Partia Socialiste humbet 38 vota nga rinumërimi ndërsa koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore i hiqen 11 vota.

Më konkretisht, nga numërimi i parë PS kishte 6472 vota, ndërsa nga rinumërimi PS doli me 6434, pra 38 vota më pak.

PD-ASHM më 11 maj kishte 7412 vota, ndërsa rinumërimi e nxori me 7401 vota, që do të thotë 11 vota më pak.

Partia Koalicioni Euroatlantik fiton 2 vota, nga 442 që kishte më 11 maj, nga rinumërimi doli me 444 vota.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH