Politikë

Shtyhet për në shtator raportimi i institucioneve të pavarura nga Kuvendi i Shqipërisë

Shkruar nga Liberale.al

Shtyhet për në shtator raportimi i institucioneve të pavarura nga

Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të shtyjë për legjislaturën e re në muajin shtator zhvillimin e raportimeve të institucioneve të pavarura, të cilat fillimisht ishin planifikuar të zhvilloheshin në fund të muajit qershor.

Vendimi është marrë nga mazhoranca për shkak të mungesave të shumta të deputetëve në fund të kësaj legjislature.

Gjatë mbledhjes së kësaj jave të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryetari i grupit, Niko Peleshi, ngriti si shqetësim kryesor pikërisht mungesat e vazhdueshme të deputetëve. Ai theksoi se kjo situatë po pengon miratimin e projektligjeve dhe funksionimin normal të procesit legjislativ.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH