Politikë

RINUMËRIMI në Tiranë/ PD pretendon mandatin e Mundësisë, Këlliçi: PS dhe SHEHAJ na kanë marrë votat

Shkruar nga Liberale

RINUMËRIMI në Tiranë/ PD pretendon mandatin e

PD-së nga procesi i rinumërimit mund t'i shtohet një deputet në kurriz të partisë Agron Shehajt  

Demokratët synojnë të përfitojnë mandatin e 14-të në Tiranë nga procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të qarkut më të madh në vend.

Drejtuesi politik i Tiranës për Partinë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se votat e demokratëve janë “grabitur” jo vetëm nga Partia Socialiste, por edhe nga “Mundësia” e Agron Shehajt.

Do të kërkojmë në mënyrë të padiskutueshme mandatin e 14-të në qarkun e Tiranës, që i shkon Partisë Demokratike, pasi dihet tashmë botërisht që ky mandat ndahet me një grup votash mes PD-së dhe Partisë Socialiste apo partinë ‘Mundësia’,” u shpreh për RTSH  drejtuesi i PD-së për kryeqytetin.

Por zgjedhjet kanë të dyja anët e medaljes: në njërën anë, manipulimet e kryera prej shumicës, sipas PD-së, dhe në anën tjetër performanca e kësaj force politike. Ndaj, për z. Këlliçi, demokratët duhet t’i nënshtrohen në vjeshtë procesit të analizës së brendshme.

Do të duhet edhe që ne vetë të ulemi me njëri-tjetrin, me forumet e Partisë Demokratike, për të diskutuar dobësitë, problemet, hapësirat për t’u përmirësuar dhe, pa diskutim, për të hapur edhe më shumë dyert për të rinjtë dhe energjitë e reja në Partinë Demokratike,” thekson z. Këlliçi

Gjithashtu demokratët do të duhet të marrin vendim edhe për aksionin e tyre politik për legjislaturën e re parlamentare, që nis në muajin shtator. Vetë z. Këlliçi, rikthehet në Kuvend duke ofruar, sikundër thotë ai, modelin e një politikani të ri, të papërfolur në afera të paligjshme.

…një person i pakapur as nga bandat, as nga krimi, as nga interesat ekonomike të Partisë Socialiste apo të biznesmenëve të saj,” thotë ai.

Deri në muajin shtator fokusi i Belind Këlliçit dhe i Partisë Demokratike do të jetë avokatia para faktorit ndërkombëtar për çdo akuzë të ngritur për zgjedhjet e 11 majit.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH