Kronikë

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Greqi! Shkak konflikti për një shtëpi, autori…

Shkruar nga Liberale

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Greqi! Shkak konflikti për një

Një konflikt mbi pronësinë e një shtëpie duket se qëndron pas vrasjes së 41-vjeçarit Altin Arapaj në Rafinë të Greqisë.

Mediat greke raportojnë se ngjarja është zbardhur pas dëshmisë së bashkëshortes të 41-vjeçarit me origjinë nga Vlora, i cili u gjet i vdekur në një vresht. Ajo ka treguar se autori i krimit është Mikel Selimaj, një 46-vjeçar po ashtu me origjinë nga Vlora. Emrin e tij, Arapaj ia tha gruas në frymën e fundit, pasi e telefoni për ta njoftuar se ishte duke vdekur.

Sipas gruas, shkaku ishte një shtëpi në pronësi të një amerikani dhe e marrë me qira prej vitesh nga një kanadez.

“Ky burrë e kishte paralajmëruar, i thoshte vazhdimisht ‘largohu sepse shtëpia është e imja, do ta marr unë, je në mes të asgjësë’.”- tregoi ajo.

Mikel Selimaj dhe Altin Arapaj njiheshin prej kohësh dhe kishin qenë shqetësues për autoritetet policore në një moshë më të re. Megjithatë, takimi fatal duket se është organizuar për të zgjidhur konflktin në lidhje me një shtëpi luksoze në zonën e Lucas, ndërsa pak ditë më parë pati një vendim gjyqësor përkatës.

“Të hënën, kur humbën gjyqin dhe iu desh të paguanin kompensim, kanadezi e telefonoi Selimajn dhe i tha: ‘Meqë duhet të paguaj këtë kompensim, merr këto para dhe hiqi nga dora ime.’ Në fund, e shlyen shtëpinë bashkë me vdekjen e burrit tim”-, tha ajo.

46-vjeçari Mikel Selimaj dhe dy persona të tjerë që ishin të pranishëm në vrasje po mbahen në paraburgim.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH