Një 68-vjeçar është aksidentuar ditën e sotme në qafën e malit të Dhëmbelit në Përmet, ndërsa është shpërtuar në kohë reale nga forcat e ndërhyrjes.
Luan Lame, 68-vjeç, ka rrëshkitur në një terren të vështirë me gjithë kafshën e tij të punës (pelë), duke e zënë nën vete. Si pasojë, ai ka pësuar fraktura të rënda në trup, pasi nuk lëvizte dot, ndërsa ka qenë vetë ai i cili ka njoftuar policinë për aksidentin që kishte pësuar.
Ndëkrohë, forcat zjarrfikëse, policia dhe ndihma e shpejtë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa 68-vjeçari, i plagosur rëndë, është transportuar dhe shoqëruar për në Spitalin e Përmetit me barelë.
Bëhet me dije se i lënduari ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.