Kronikë

Po ktheheshin nga një festë, DETAJE nga aksidenti tragjik në Gjermani ku humbën jetën 3 shqiptarë dhe u plagosën 4 të tjerë

Shkruar nga Liberale

Po ktheheshin nga një festë, DETAJE nga aksidenti tragjik në

Rruga për në shtëpi pas festës me familjarët, u kthye në tragjedi. Tre shqiptarë kanë ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të diele në Koblenz të Gjermanisë, pasi minibusi me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe u rrokullis disa herë.

Mësohet se gjashtë pasagjerët e tjerë kanë mbetur të plagosur. Paraprakisht, dyshohet se viktimat janë një burrë rreth 53 vjeç dhe dy gra të moshës 47 dhe 65 vjeç. Teksa pritet zbardhja e plotë e aksidentit, dyshohet se shoferi 22 vjeçar i automjetit ka qenë nën efektin e alkoolit.

Detajet raportohen nga mediat gjermane.

Policia tha se përveç shqiptarëve në automjet kishte edhe shtetas të huaj.

Personeli i emergjencës në vendin e aksidentit në Rheinland-Pfalz u trondit gjithashtu nga numri i viktimave.

“Është një aksident vërtet i tmerrshëm”, i tha një zëdhënës i policisë Agjencisë Gjermane të Shtypit.

Autostrada fillimisht u mbyll plotësisht midis Koblenzit dhe Ochtendungut herët këtë mëngjes pasi operacionet e shpëtimit zgjatën me orë të tëra.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH