Kronikë

Tragjedi në Itali/ Shqiptari bie nga 100 metra lartësi, humb jetën (EMRI)

Shkruar nga Liberale

Tragjedi në Itali/ Shqiptari bie nga 100 metra lartësi, humb

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Itali. Gëzim Iljazi, 59 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, por prej vitesh banues në provincën e Rovigos ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një lartësi prej rreth 100 metrash në mal.

Sipas mediave italiane, Iljazi po ngjiste i vetëm rrugën pranë ujëvarave të Stulles, në provincën e Bolzanos. Rreth mesditës, pasi kishte përshkuar dy të tretat e itinerarit, ai ra në humnerë nga një lartësi rreth 100 metra.

Dëshmitarët okularë treguan se fillimisht panë të binte çanta e tij, dhe më pas vetë burrin.

Në vendngjarje ndërhynë forcat e policisë, karabinierët, një helikopter dhe ekipet e shpëtimit, por fatkeqësisht për Iljaznin nuk mund të bëhej asgjë.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH