43-vjeçari do të prezantohet të hënën si trajner i ri në një event në ambientet e Real Madrid.
Real Madrid konfirmoi të dielën se Xabi Alonso do të jetë trajneri i tyre për tre sezonet e ardhshme.
"Xabi Alonso e filloi karrierën e tij si trajner në akademinë e Real Madridit, duke marrë drejtimin e ekipit nën-12 vjeç për sezonin 2018-2019 dhe duke fituar ligën dhe Torneo de Campeones," tha Real Madridi në një deklaratë.
"Ai tani kthehet në Real Madrid si një nga trajnerët më të mëdhenj në botë pasi bëri histori me Bayer Leverkusen, ku fitoi ligën, kupën dhe Superkupën e Gjermanisë gjatë tre sezoneve".
Klubi madrilen shtoi se 43-vjeçari do të prezantohet të hënën si trajneri i ri kryesor në një event që do të mbahen në ambientet e Real Madrid.
/Liberale.al/