Sport

Mbyllet Premier League, 6 ekipet që shkojnë në Champions

Shkruar nga Liberale

Mbyllet Premier League, 6 ekipet që shkojnë në Champions

Premier League uli siparin për sezonin 2024-2025. Me dy vendet e para të zëna nga Liverpool dhe Arsenal, lufta në javën e fundit ishte për tre vendet e tjera për Champions League.

Anglia do të përfaqësohet me gjashtë ekipe në Ligën e Kampioneve të sezonit te ardhshëm dhe do të shkojnë sipas renditjes: Liverpool, Arsenal, Manchester City, Chelsea dhe Newcastle. Këtyre u shtohet edhe Tottenham, si fitues i Europa League.

Chelsea triumfoi në duelin direkt ndaj Nottingham, për të lënë këta të fundit në vendin e shtatë me 3 pikë më pak, ndërsa londinezët rikthehen në Champions.

Humbje e hidhur për Aston Villa-n, e cila u mposht 2-0 nga Manchester United dhe mbetet në vendin e gjashtë me 66 pikë, po aq sa Newcastle e vendit të pestë. City u rendit i treti me 71 pikë, falë fitores 2-0 ndaj Fulham.

Në Europa League shkojnë Aston Villa si vendi i gjashtë dhe Crystal Palace si fitues i FA Cup. Nottingham do të luajë në Conference League.
Sa i përket verdikteve të tjera, Liverpool u shpall kampion, ndërsa nga Premier League kanë rënë: Southampton, Ipswich dhe Leicester.

Mbyllet Premier League, 6 ekipet që shkojnë në Champions

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH