Showbiz

Fero nën akuzë për tri vepra penale, zbardhen mesazhet tronditëse

Shkruar nga Liberale.al

Fero nën akuzë për tri vepra penale, zbardhen mesazhet

Reperi kosovar Fero (emri i vërtetë Feronit Shabani) është zyrtarisht i akuzuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan për tri vepra penale të rënda: dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje.

Sipas aktakuzës së siguruar nga Paparaci, Prokuroria pretendon se nga qershori deri në tetor të vitit 2024, Fero ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli. Në dokument thuhet se ai e ka ofenduar vazhdimisht dhe e ka shqetësuar në mënyrë të qëllimshme:

“Me kon je tu fol… qoma shpejt… për çka i ke ly buzt”, si dhe e ka thirrur në mënyrë të vazhdueshme në telefon dhe gjatë takimeve për fëmijën, duke shkaktuar “dhembje, frikë dhe shqetësim të madh emocional”.
Përveç dhunës në familje, Fero akuzohet edhe për ngacmim seksual. Ai thuhet se e ka puthur Arbenitën kundër dëshirës së saj, duke i thënë:

“Ta ha zemrën… shpirti jem… ti je gruaja jem… unë kam të drejt me fjet me ty… nuk ki të drejt mem than jo”, duke i mohuar kështu të drejtën për të refuzuar kontaktin fizik dhe duke cënuar pëlqimin dhe lirinë e saj.
Sipas aktakuzës, marrëdhënia mes Feros dhe Arbenitës është përshkallëzuar rëndë në shtator 2024, kur ai dyshohet se e ka kërcënuar seriozisht me jetë.

Në mesazhet e dërguara përmes aplikacionit WhatsApp, Fero thuhet se ka shkruar:

“Ki me ma ni zonin… të vraj, e ta nxjerri shpirtin”
dhe
“Ke me ma ni krismën… të vraj… ta nxjerri shpirtin prej vendit… fëlqitë nga vendi t’i thej…”
Prokuroria ka ngritur zyrtarisht aktakuzë ndaj Feros dhe tashmë çështja pritet të trajtohet nga gjykata. Reperi nuk ka reaguar publikisht deri më tani në lidhje me akuzat.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH