Kristjan Asllani është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar të merkatos këtë verë. Mesfushori shqiptar, i cili aktivizohet me Interin, ka tërhequr vëmendjen e Bolonjës, që ka bërë një ofertë zyrtare prej 13 milionë eurosh për kartonin e tij.
Trajneri i ri i Bolonjës, Vinçenco Italiano, e sheh Asllanin si një lojtar kyç në projektin e skuadrës për sezonin e ardhshëm dhe dëshiron t’i japë atij një rol qendror në mesfushë.
Nga ana tjetër, Interi nuk ka dhënë ende një përgjigje përfundimtare dhe po pret mbarimin e angazhimeve në Kupën e Botës për Klube para se të marrë një vendim për të ardhmen e 22-vjeçarit.
E ardhmja e Asllanit mbetet e hapur, por një gjë është e sigurt: Bolonja e do me ngulm dhe ka nisur të lëvizë konkretisht për ta bërë të vetin. Nëse Interi është gati ta lëshojë, kjo mbetet për t’u parë në javët në vijim.