Showbiz

Oriola Marashi shpërthen në rrejtet sociale: Të kërkojnë tag me zor nuk është normale

Shkruar nga Liberale.al

Oriola Marashi shpërthen në rrejtet sociale: Të

Oriola Marashi, ka reaguar ashpër në një postim në rrjetet sociale, duke treguar hapur lodhjen dhe zhgënjimin që ka përjetuar së fundmi nga kërkesat e shumta për “tag” apo promovim në Instagram.

“Të kërkosh tag me zor, është si të trokasësh në derën e dikujt dhe të thuash; më jep diçka, se më takon. Nuk është normale dhe nuk normalizohet më.”

Në një Story të gjatë dhe të ndierë, Oriola ka ndarë shqetësimin e saj duke thënë se shumë njerëz i drejtohen vetëm për interesa personale, pa marrë parasysh përpjekjet dhe sfidat që ajo përballon çdo ditë.

Reagimi i Orioles ka marrë shumë vëmendje në rrjet, me ndjekës që e mbështesin për sinqeritetin dhe guximin për të folur hapur për presionet e padukshme të botës së rrjeteve sociale.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH