Greqia zuri vendin e 12-të në Kampionatin Evropian të Ekipit të Atletikës në Madrid dhe siguroi vendin e saj në divizionin e parë, me 253 pikë, falë paraqitjes fantastike të atletes me origjinë shqipgtare, Elena Xhengo.
Edhe pse Greqia nuk e nisi mirë ditën e parë, në ditën e 4-t dhe të fundit, të dielën, mori rezultate të shkëlqyera, pasi atletët grekë dhanë më të mirën e tyre dhe mposhtën shumicën e kundërshtarëve të tyre kryesorë, të cilët ishin hungarezët, ukrainasit dhe finlandezët. Kështu, Greqia mbeti midis elitës së Evropës.
Tre vendet e para ishin Italia (431.5), Polonia (405.5) dhe Gjermania (397). Në grupin B ranë Ukraina (231) në vendin e 14-të, Finlanda (220.5) në vendin e 15-të dhe Lituania (178.5) në vendin e 16-të.
Vendet nga Divizioni B në Divizionin A i zënë Belgjika, Sllovenia dhe Norvegjia.
Elina Xhengo, atletja e hedhjes së shtizës me origjinë nga Korça, i dha Greqisë fitoren e dytë në Kampionatin Evropian të Ekipit në ditën e 4-t dhe të fundit dhe e afroi atë edhe më shumë me qëllimin e saj për të mbetur në divizionin e parë. Kampionia e hedhjes së shtizës e justifikoi titullin e saj si favorite dhe fitoi pa vështirësi, me një hedhje më të mirë prej 62.23 m, në përpjekjen e saj të tretë.
Ajo e mori kryesimin që nga përpjekja e saj e parë, kur hodhi 60.06 m, dhe nuk e humbi kurrë kryesimin. Elina realizoi edhe tri hedhje të vlefshme afër 60 metrave (58.30 m, 59.57 m dhe 59.76 m) dhe një të pavlefshme. E vetmja pjesëmarrëse tjetër që kaloi 60 m ishte polakja Maria Andrzejczyk, e cila hodhi 60.42 m.
Ekipi Kombëtar gjeti pikët që kërkonte për t'iu afruar edhe më shumë qëndrimit në divizionin e parë të Kampionatit Evropian të Ekipit në garën mahnitëse të Anthi-Koraini Kyriakopoulou dhe vlerën e vazhdueshme të Tatiana Gushin.
E ndërsa Greqia po arrin sukses falë sportistëve shqiptare ose talenteve me origjinë shqiptare, Shqipëria duket se ka harruar rrugët e suksesit ndërkombëtar, kjo për faktin se talenti është thuajse i shpërfillur në të gjitha fushat. /Liberale.al/