Sport

Yunus Musah drejt largimit nga Milani, e ardhmja mund të jetë në Premier League

Shkruar nga Liberale.al

Yunus Musah drejt largimit nga Milani, e ardhmja mund të jetë në

Yunus Musah pritet të largohet nga Milani gjatë kësaj merkatoje verore. Pas dy sezonesh në radhët e kuqezinjve, mesfushori amerikan nuk bën më pjesë në planet e trajnerit të ri Massimiliano Allegri.

Ashtu si edhe Yacine Adli dhe Ismael Bennacer, Musah mund të sakrifikohet për t’u liruar hapësirë prurjeve të reja që pritet të afrohen gjatë merkatos. 22-vjeçari nuk ka arritur të konsolidohet si titullar dhe klubi po mendon ta shesë për të gjeneruar të ardhura.

E ardhmja e tij mund të jetë në Premier League – një kampionat që i përshtatet shumë për shkak të stilit të tij fizik dhe shpërthyes. Sipas Corriere dello Sport, disa klube angleze si West Ham, Wolverhampton dhe Nottingham Forest kanë shfaqur interes për lojtarin.

Megjithatë, deri më tani asnjë ofertë zyrtare nuk ka mbërritur në adresë të Milanit. Nëse ndonjë nga këto klube lëviz konkretisht, pritet që tratativat të nisin në ditët në vijim.

Musah është transferuar te Milani në verën e vitit 2023 nga Valencia dhe ka zhvilluar një sezon mesatar, me paraqitje të alternuara në mesfushë.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH