Mesfushori Gjelbrim Taipi është transferuar te klubi i Prishtinës. Lajmin e bëri të ditur klubi përmes rrjeteve sociale.
Taipi, 32 vjeç, u largua nga Partizani dhe ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në Kosovë, duke u bashkuar me ekipin bardhekaltër.
Ai ka një eksperiencë të gjatë në futboll, pasi ka luajtur në kampionatet e Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Gjatë karrierës ka qenë pjesë e klubeve si St. Gallen, Grasshoppers, Winterthur, Shkëndija, Kukësi dhe së fundmi Partizani.
Gjithashtu, Taipi ka luajtur edhe për ekipet kombëtare të Shqipërisë U21 dhe për Kosovën, ku ka zhvilluar dy ndeshje.