Ardian Ismajli mbyll përfundimisht aventurën te Empoli. Pas përfundimit të kontratës, klubi italian ka falënderuar Ismajlin për kontributin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Ismajli lë Empolin kështu pas disa sezonesh, teksa mbajti veshur fanellën e kësaj skuadre për 100 ndeshje. Me interes të madh pritet të shihet e ardhmja e mbrojtësit kuqezi të kombëtares.
Nga Italia në Turqi, shumë skuadra kërkojnë shërbimet e 28-vjeçarit, me këtë të fundit që shumë shpejt do vendosë për destinacionin e radhës. Për momentin më në avantazh se të gjithë është Torino, që është në negociata të zhvilluara mes tyre.