Sport

Skandal pas finales Chelsea–PSG/ Luis Enrique godet lojtarin kundërshtar, rrezikon pezullim të gjatë

Shkruar nga Liberale.al

Skandal pas finales Chelsea–PSG/ Luis Enrique godet lojtarin

Finalja e Kupës së Botës për Klube mes Chelsea dhe PSG nuk përfundoi pa tensione, teksa pas ndeshjes u regjistrua një incident i rëndë me protagonist trajnerin e PSG-së, Luis Enrique.

Gjatë një përplasjeje të nxehtë mes lojtarëve të të dyja skuadrave, ku i përfshirë ishte edhe portieri Donnarumma, trajneri spanjoll humbi kontrollin dhe goditi në fytyrë sulmuesin e Chelsea-t, João Pedro, i cili u rrëzua në tokë.

Ky veprim i dhunshëm ka shkaktuar reagime të shumta dhe mund të ketë pasoja serioze për Enrique-n. Ish-gjyqtari ndërkombëtar Iturralde González ka komentuar situatën, duke thënë:

“Mundësia e një sanksioni disiplinor mbetet. Nuk mund ta prekësh fytyrën e një kundërshtari dhe Luis Enrique mund të përballet me një pezullim të gjatë”.
Pamjet e incidentit tashmë po qarkullojnë në rrjet, ndërsa pritet reagimi zyrtar nga FIFA, e cila pritet të hapë një hetim disiplinor për ngjarjen.

Liberale Newsroom

A është e fortë sa duhet dhe a po ndjek opozita rrugën e duhur për të fituar bashkinë e Tiranës?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH