Kronikë

Zbardhen detaje të reja nga dosja e operacionit “Ura”/ Dy vëllezër shqiptarë kapen me drogë në Itali

Shkruar nga Liberale.al

Zbardhen detaje të reja nga dosja e operacionit “Ura”/ Dy

Janë zbuluar të tjera detaje nga dosja e SPAK për operacionin e madh “Ura”, që çoi në lëshimin e 52 urdhër-arresteve në Shqipëri dhe Itali dhe goditi një grup të fuqishëm kriminal me bazë në Durrës, i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

Një pjesë e dosjes i kushtohet arrestimit të dy vëllezërve nga Elbasani, Marjo dhe Gasper Ndini. Ata u kapën nga policia italiane më 18 shkurt 2021 për transport dhe shitje të drogës.

Sipas të dhënave, dy vëllezërit furnizoheshin me lëndë narkotike nga Orges Molla, një anëtar i rëndësishëm i grupit kriminal, dhe nga një person tjetër që ende nuk është identifikuar. Policia italiane sekuestroi nga makina e Marjo Ndinit rreth 1.1 kilogram kokainë të pastër dhe gjeti brenda tre qeseve një shumë të madhe parash – rreth 73,500 euro.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, autoritetet gjetën edhe rreth 22 kilogramë të tjerë kokainë.

Pas arrestimit të tyre, Orges Molla ka komunikuar përmes aplikacionit të koduar Sky ECC me një tjetër person, i regjistruar me emrin "FXG13J". Ky person i dërgoi Mollës një fotografi të lajmit për arrestimin e dy vëllezërve. Në bisedë, Molla reagon me fjalë të rënda, duke shprehur zemërimin e tij për situatën.

Operacioni “Ura” konsiderohet një nga goditjet më të mëdha ndaj grupeve të trafikimit të drogës në Shqipëri dhe tregon lidhjet e forta që këto grupe kanë me rrjetet kriminale në Itali. Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH