Sport

Shpresat me lojtarë nga kampionati shqiptar ‘pa shpresë’ në miqësoren e dytë, munden nga Luksemburgu modest

Shkruar nga Liberale

Shpresat me lojtarë nga kampionati shqiptar ‘pa shpresë’

Kombëtarja U21 ka pësuar sot një humbje të papritur në ndeshjen e dytë miqësore, teksa është mposhtur 1-0 nga bashkëmoshatarët e tyre të shpresave të Luksemburgut.

Në një sfidë ku në fushën e lojës kishte shumë lojtarë nga Superiorja, por edhe një futbollist si Fetai i cili ka qenë pjesë e grumbullimeve të Kombëtares A, Shqipëria nuk ia dol të diktonte ritmin e vet të lojës dhe u ndëshkua në pjesën e dytë nga goli i Dideira.

Më pas, Shqipëria u mundua të krijonte diçka në sulm, por pa sukses, ndërsa në fund rrezikoi disa herë edhe të pësonte gola të tjerë.

Kësisoj, ndeshja u mbyll me humbjen 1-0, duke shënuar një hap prapa në krahasim me barazimin pa gola ndaj Greqisë të skuadrës së drejtuar nga Alban Bushi, i cili po përgatit grupin e lojtarëve që do marrin pjesë në fazën finale të Europianit të kësaj grupmoshe që organizohet në vendin tonë në vitin 2027.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH