Aktualitet

De Biasi në stadium kundër Serbisë, flet si shqiptar: Votova për qeverinë dhe kryeministrin tim më 11 maj!

Shkruar nga Liberale

De Biasi në stadium kundër Serbisë, flet si shqiptar: Votova

“Jam shqiptar dhe për më tepër më 11 maj votova për të zgjedhur qeverinë dhe kryeministrin tim.”

Kështu u shpreh ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN teksa foli për përballjen e 7 qershorit ndaj Serbisë.

De Biasi jo vetëm që ka shprehur përkrahje të plotë për kuqezinjtë, por ka dhënë edhe një mesazh të qartë: “Mos bëni luftë politike, bëni luftë futbolli!”

“Do jem në Arenën Kombëtare, tifozët ta çojnë skuadrën drejt fitores”

De Biasi tha se do të ndjekë ndeshjen nga stadiumi dhe u bëri thirrje tifozëve që të jenë në krah të skuadrës, pa u përfshirë në tensione të kota: “Të marrim 3 pikët dhe të harrojmë pjesën tjetër, që nuk vlen për asgjë.”

Trajneri italian rikujtoi sfidën e famshme me Serbinë: “Ishim duke luajtur një ndeshje të barabartë, kishim raste për të shënuar. Pastaj tifozët hynë në fushë, arbitri na çoi në dhomat e zhveshjes – aty gjithçka përfundoi.

“Sot kemi lojtarë më të mirë se në kohën time – kemi cilësi dhe eksperiencë”

De Biasi vlerësoi nivelin e tanishëm të Kombëtares: “Sot kemi shumë lojtarë që luajnë në Serie A dhe në kampionatet më të forta të Europës. Në kohën time ishin vetëm 2 ose 3.”

Ai theksoi se çelësi do jetë përgatitja fizike dhe forca mendore: “Këta lojtarë nuk kanë nevojë për leksione. Duhet të jenë skuadër dhe të luftojnë deri në sekondën e fundit”, tha De Biasi.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH