Globi

"ÇOHUNI", shpërthejnë protestat masive në Serbi, qytetarët kërkojnë zgjedhje të parakohshme

Shkruar nga Liberale
"ÇOHUNI", shpërthejnë protestat masive në Serbi,

Studentë serbë nuk ndalen! Ata kanë rinisur protestat masive. Këtë të diele, organizatorët e protestave mbajtën tubime në 34 qytete kryesore të vendit me parullën: “Çohu Serbi”.

Tubimet nisën në mesditë dhe vijuan, në disa qytete deri në mesnatë’.

Drejtuesit e protestës kanë deklaruar për mediat serbe se qëllimi i tyre është të tregojnë se e gjithë Serbia është e bashkuar në luftën politike dhe se zëri i qyteteve më të vogla dëgjohet.

Studentët kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe largimin e presidentit Vuçiç.

Tubimet e studentëve në Serbi nisën pas tragjedisë së Novi Sadit ku rënia e tavanit të një stacioni treni shkaktoi 16 viktima. Ngjarja shkaktoi reagim kombëtar në Serbi dhe shërbeu për të denoncuar korrupsionin me qendrat dhe lidhjet e oligarkëve me politikën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH