Globi

4-vjeçari pëson atak kardiak por rikthehet në jetë falë mjekut që ndodhej aty për pushime

Shkruar nga Liberale

4-vjeçari pëson atak kardiak por rikthehet në jetë

Një ngjarje e rëndë shënoi në një plazh të Selanikut, por që fatmirësisht pati një fund të lumtur për fëmijën dhe familjarët e tij.

Një djalë i moshës 4 vjeç, me origjinë nga Serbia, teksa ishte duke u larë në plazhin e Nea Vrasnës, pësoi një krizë epileptike, duke rezultuar në mbushjen e mushkërive me ujë dhe atak kardiak.

Fatmirësisht, një mjek ndodhej aty pranë, i cili dhe ai ishte me origjinë nga Serbia dhe nisi të bëjë reanimacionin kardiopulmunar. Kjo bëri që i mituri të vinte në jetë, pak përpara se të vinte ambulanca. Më pas, fëmijës iu dha dhe oksigjeni i nevojshëm.

I mituri u dërgua në Qendrën Shëndetësore Nea Madytou, teksa tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raporton media greke Protothema.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH