Globi

Ministria e Shëndetësisë izraelite: 71 persona të plagosur gjatë sulmit në spital

Shkruar nga Liberale

Ministria e Shëndetësisë izraelite: 71 persona të plagosur

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit ka njoftuar se 271 persona janë plagosur pas sulmeve të sotme në mëngjes, ndërsa 71 të tjerë janë plagosur gjatë sulmit në spitalin Soroka, shkruan BBC.

“Shumica e të plagosurve lehtë u lënduan gjatë rrugës për në zonën e mbrojtur dhe  pësuan sulme paniku”, tha ministria në përditësimin e saj mbi X.

Të martën, zyra e kryeministrit izraelit tha se sulmet me raketa iraniane kishin vrarë të paktën 24 persona dhe kishin plagosur 592 të tjerë në Izrael që nga fillimi i konfliktit.

Ende zyrtarët iranianë nuk kanë dhënë një përditësim për viktimat për ditën e sotme.

Ministria e shëndetësisë e vendit tha të dielën se të paktën 224 persona ishin vrarë dhe më shumë se 1,200 të tjerë ishin plagosur në sulmet ajrore izraelite që nga e premtja, kur filloi konflikti.

Agjencia e Lajmeve e Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) një organizatë e të drejtave të njeriut me seli në Uashington që ka ndjekur prej kohësh Iranin u shpreh  se 639 persona janë vrarë në Iran që nga e premtja e javës së kaluar.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH