Sport

Conte zgjedh Napolin, Juventus synon “ëndrrën Zidane” për stolin

Shkruar nga Liberale.al

Conte zgjedh Napolin, Juventus synon “ëndrrën Zidane”

Pas refuzimit të Antonio Contes, i cili zgjodhi të marrë drejtimin e Napolit, Juventus është vënë në kërkim të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë duket se nuk do t’i besojnë kroatit Igor Tudor, dhe tani kanë hedhur sytë drejt një emri të madh: Zinedine Zidane.

Ish-mesfushori legjendar i Juventusit, i cili ka mbajtur fanellën bardhezi në vitet e lavdishme të karrierës si futbollist, mbetet shumë i lidhur me ambientin torinez. Por ajo që e bën Zidane edhe më tërheqës për “Zonjën e Vjetër” është suksesi i jashtëzakonshëm në rolin e trajnerit: tre Liga Kampionesh radhazi me Real Madridin (2016, 2017, 2018) dhe një sërë trofesh të tjerë, që e rendisin mes më të suksesshmëve në histori.

Zidane është jashtë fushave që nga largimi i tij i dytë nga Real Madridi, dhe aktualisht është duke pritur një mundësi për të marrë drejtimin e kombëtares franceze, me shumë gjasa pas përfundimit të Botërorit 2026.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH